Vrasja e Klodian Rashës, rikthehet në detyrë kolegu i efektivit që kreu vrasjen
Vrasja e Klodian Rashës është akoma aktuale ndërkohë në pranga është vënë efektivi i cili kreu krimin, ndërsa kolegu mësohet se është rikthyer në detyrë.

Erion Gjore, kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivit që mori jetën e Klodian Rashës pasi e qëlloi për vdekje është rikthyer në detyrë dy javë pas ngjarjes që tronditi vendin.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për Hajdarajn dhe pritet që prokuroria të dërgojë dosjen për gjykim sapo të verifikojë nëse efektivi dhe viktima kanë pasur njohje më parë.

Nga verifikimi mësohet se nuk ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin sapo e qëlloi 25-vjeçarin.

Sa i përket armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertizën e saj.
Shtuar më 25/12/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori