Vrasja e kater policeve, ja skema zyrtare e krimit
Albeu.com
Policia ka rindertuar edhe njehere ngjarjen e rende te ndodhur ne Durres ku humben jeten kater oficeret e policise nga ku ka rezultuar se te kater policet i vrau Dritan Dajti.Skema zyrtare e vendit te krimit bazuar edhe nga deshmite okulare ne vendin e ngjarjes nga agjentet e tjere te policise ka perfunduar dhe ne baze te saj rezulton se: Ne momentin qe Dajti eshte rrethuar nga forcat policore dy personat qe e shoqeronin ate kane dale nga makina dhe kane tentuar te largohen me vrap.

Ne keto momente ne te dyja dyert e “Volsvagenit” jane vendosur dy prej oficereve ne kahe te ndryshme. Dajti i cili ndodhej brenda ne makine ka pritur gjakftohte levizjen e policeve.

Ne momentin qe ata kane hapur dyert dhe kane dhene sinjalin e policise, ai i ka qelluar te dy policet ne koke duke i lene te vdekur ne vend. Per tu siguruar se e kishte kryer krimin i ka qelluar njerit prej tyre serish dhe eshte larguar per t’i shpetuar forcave te tjera qe perbenin vijen e dyte te rrethimit.

Do te gjendej ne bresherine e policit te trete i cili ka nisur ta qelloje ate me nje “Kallshnikov”, por qe per fatin e keq arma e tij eshte bllokuar dhe ka kryer vetem nje qitje, e cila ka nxjerre te pavlefshme piken kryesore te prites policore. Duke dale ne drejtim te reres se plazhit ka qelluar drejt policit i cili kishte te arrestuar 21-vjecarin Ledion Mara qe ishte dhe miku i Dajtit. I ka ekzekutuar te dy, pa kursyer as mikun e tij.

Gjate tentatives per te ikur me vrap eshte qelluar nga policia dhe ka marre tre plage, duke simuluar se ishte i vdekur. Vetem kur te shtenat kishin perfunduar, atehere Dajti ka ngritur duart lart dhe eshte dorezuar dhe me pas eshte transportuar per ne spital. Gjithcka, sipas policise, ka ndodhur ne 40 sekonda.

Gjate hetimeve te saj per te shkaterruar plotesisht rrjetin e Dritan Dajtit policia pret zbardhjen e telefonatave te koheve te fundit te tij. Dhjete celularet qe Dajtit ju sekuestruan nga policia jane edhe shpresa per te zbuluar se me ke kishte lidhje Dritan Dajti.

Tabulatet e 10 celulareve te perdorur nga Dritan Dajti, pritet te nxjerrin informacionin e duhur se kush e ndihmonte ate te siguronte dokumenta identifikimi me emra te rreme, si edhe kush e ndihmonte te fshihej. (tch)
Shtuar më 11/08/2009, ora 17:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori