Vrasja e kamarierit, policia arreston pronarin e lokalit
Pëlqej
Pronari i një lokali në Dhërmi u arrestua sot nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kamarierit i cili u gjet i pajetë nga pushuesit në plazh.

I arrestuari është Altin Imeraj i njohur ndryshe edhe me emrin “Tan Maloku”. Arrestimi i tij u krye pas denoncimit të pastrueses së lokalit. 43-vjeçarja Dorina Sako ka thënë se kamarieri është vrarë pikërisht nga Imeraj.Sipas saj pronari kishte ushtruar dhunë edhe ndaj saj.

Viktima është 28-vjecari nga Elbasani me iniciale D.V, i cili punonte prej 10 ditësh si kamarier sezonal në një nga restorantet e Dhërmiut. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori