E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Vrasja e Jurgen Kurtit, PD i vërsulet policisë
Pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit mbrëmjen e sotme, anëtari i Partisë Demokratike Gent Strazimiri akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për mungesën e sigurisë në kryeqytet, teksa thekson se brenda 72 orëve në zemërTiranës kanë ndodhur dy vrasje.

Gjithashtu demokrati njofton se ditën e enjte do të zhvillohet protesta e radhës para parlamentit, teksa do të mbahet seanca plenare. "Llesh, Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemërTiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...Po ti mos e vrit mendjen!

Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote..." shkruan Gent Strazimiri.
Shtuar më 19/03/2019, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori