Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata jep vendimin për Bujar Kusin dhe 3 të tjerë
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj katër të arrestuarve për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, i cili u qëllua me plumb në kokë në vilën ku punonte për montimin e kondicionerëve në kryeqytet.

Bujar Kuzi, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, do të njihet me masën e sigurisë. Para gjykatës do të dalin edhe tre të arrestuari e tjerë Edmond Sula 43 vjeç, Ferdinant Bakalli 41 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç. Këta persona akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.

Më herët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.

Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.


Shtuar më 25/08/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori