Vrasja e gjyqtares, fqinja: Fildes e dinte se ai do t’a vriste
Pëlqej
Akoma është e freskët ngjarja e djeshme ku gjyqtarja Fildes Hafizi u vra në mes të kryeqytetit nga ish-burri i saj.

Pas reagimeve të forta publike, kanë reaguar edhe njerëzit e afërt të saj të cilët kanë treguar bisedat e fundit me gjyqtaren.

Dëshmia e fundit vjen nga një fqinja e saj e cila deklaron se vetë Fildes I ka rrëfyer asaj se kishte frikë nga 53-vjeçari.

“Jetoj këtu pranë, jam në një lagje me të. Para pak ditësh e takova. Po flisnim për pushimet dhe për përgatitjet që ajo do të bënte për të çuar fëmijët në shkollë. M’u duk e shqetësuar.

E pyeta se çfarë kishte, por nuk donte të më tregonte. E pyeta për ish-burrin, për atë që sot i mori jetën dhe la fëmijët rrugëve.

Më tha se ishte e frikësuar. Të dielën i kishte zënë rrugën dhe ishin zënë. I kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë, por Fildezi nuk pranonte.

Ishte e përkushtuar vetëm te fëmijët e saj. I thashë të kishte kujdes nga ai njeri. Sot (dje) u trondita kur mora vesh për ngjarjen.

Ai burrë nuk e meritonte të kishte një grua si ajo”, – tha fqinja e gjyqtares, së cilës i dridhej zëri gjatë gjithë bisedës së bërë me të. /albeu.com/





Shtuar më 01/09/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori