Vrasja e Festim Latos në Hollandë, Llalla: Është lajm i remë!
Ditën e sotme është raportuar në media se i vetëshpalluri President i Çamërisë, Festim Lato është vrarë.
Këtë lajm e hedh poshtë historian Arben Llalla duke dhënë arsyetimet e veta pse ky lajm mund të jetë i rremë.
Në një analizë të shkurtër të bërë publike në Facebook, ai thotë se nëse vrasja e Latos në Hollandë do të ishte e vërtetë, autoritetet atje nuk do të lajmëronin të afërmit por së pari ambasadën e Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si FAKE NEËS? Sepse sipas familjarëve, Festimi ka 3-4 ditë që ska folur në telefon me familjen. Kjo gjë mund ti ndodhi çdo kujt që mos të flasë me familjen qoftë edhe një javë. Vëllai i tij Xhemil Lato deklarojë që policia e Hollandës e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk mund të ndodh sepse policia e Hollandës do të merrnin në telefon në fillim ambasadën e Shqipërisë dhe jo familjen direkt, janë disa procedura ligjore. Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativë nuk ka asnjë lajmë nga policia e Hollandës. Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani. Sot jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij. Pak verifikues me lajme o gazetare lexues!

Shtuar më 21/07/2019, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori