Vrasja e emigrantit, dëshmia e rojes: Autori më drejtoi armën edhe mua
“Isha ndoshta rreth 10-15 metra larg vendit të ngjarjes. Nuk kishte lëvizje makinash për shkak të orës së vonë. Pashë Agronin që zbriti familjen e tij nga makina pranë pallatit e më pas u fut në parking, por sapo doli nga makina, një person i maskuar, i cili me sa duket kishte qenë i fshehur diku, doli dhe iu afrua Agronit. E qëlloi disa herë, madje më pas e drejtoi armën nga unë në shenjë kërcënimi. Më pas u largua me shpejtësi në rrugicën mes pallateve”.

Kështu ka deklaruar për grupin e hetimit roja i parkingut, i cili u bë dëshmitar i vrasjes së 50-vjeçarit Agron Çela dy net më parë.

Sipas rojës, autori, që me sa duket kishte qenë i fshehur, i është afruar 50-vjeçarit menjëherë sapo ai ka zbritur nga makina, dhe më pas e ka qëlluar disa herë me një armë zjarri pistoletë. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij, personi ishte i moshës 20-25 vjeç, i maskuar, mbante veshur rroba të errëta dhe kishte një gjatësi trupore mesatare. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori