Chelsea fiton ndaj Crystal Palace, Liverpool e pret në finalen e FA Cup (VIDEO)

Chelsea ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Crystal Palace pasditen e sotme.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku Chelsea qarkulloi topin dhe tentoi vetëm një herë portën e kundërshtarit. Pjesa e dytë nisi më ndryshe për blutë e Londrës, ku në minutën e 65-të ishte Havertz që asistoi për Loftus-Cheek, dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë.

Chelsea menaxhonte lojën mirë dhe tentonte me kujdes të sulmonte, ku nga këto përpjekje erdhi dhe goli i dytë në minutën e 76-të.

Werner asistoi për Mount dhe djaloshi nuk gaboi përballë portës.

Tashmë Chelsea do të përballet në finalen e FA Cip ndaj Liverpoolit, ku të kuqtë mbposhtën Manchester Cityn në gjysmëfinale./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.04.2022 19:26