Vrasja e Elton Çiçës, dorëzohet Renato Milloshi
Renato Milloshi, një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elton Çiçës një vit më parë, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës mbrëmjen e sotme.

Milloshi u vetëdorëzua pas negociatave me të, por pa saktësuar se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, thotë Policia e Tiranës.

Renato Milloshi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Jani Alia në vrasje. Milloshi ka ndihmuar Aliajn të arratiset nga skena e krimit pasi ekzekutoi Elton Çiçën. Ndërkohë që ky i fundit vijon të jetë ende në kërkim.

Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, ish-kryetarit të Partisë Komuniste.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2017, rreth orës 22:00 nga Specialistët e Seksionit e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës & Shëndetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,është ekzekutuar vendimi penal datë 24.05.2016 i Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, në të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, vjeç 37 ,lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje me paramendim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal.

Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetëdorëzuar më datë 27.02.2017 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Materialet ju referuan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 22:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori