Vrasja e dy vëllezërve në Hollandë, në pranga i dyshuari i dytë
Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 2 vëllezërve nga Elbasani më 15 janar 2015 në Hollandë. Sipas mediave hollandeze i arrestuari është një 24 vjeçar shqiptar arrestimi i të cilit është bërë në Slloveni.

Ndërkohë sot kanë mbërritur në Elbasan trupat e pajetë të dy vëllezërve Tola, të cilët u ekzekutuan në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam. Tërheqja e trupave është bërë nga vëllai i tyre që jetonte në Francë.

Funerali i dy vëllezërve Florenc dhe Glevis Tolës, përkatësisht 25 dhe 29 vjeç, do të zhvillohet sot në orën 14:00.

Ndërsa policia hollandeze vazhdon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje që ju mori jetën dy vëllezërve Tola. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori