Vrasja e dy kunatave në Durrës, burg 2 autorëve dhe nipit
Pëlqej
Gjykata e Durrësit dha sot masën "Arrest më Burg" për autorët e vrasjes së dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vavës si dhe për nipin e njerës prej viktimave Artur Kacanollin.

Fillimisht, gjykata dha masën e sigurisë për Velson Elmazin, 28 vjeç nga Elbasani, më pas edhe edhe për bashkëpunëtorin e tij në krim Indrit Shaqjan, 40 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë trupi gjykues la në burg nipin e njerës prej viktimave, mbi të cilin rëndon akuza e armëmbajtje pa leje dhe si të dyshuar për veprën penale vjedhje me pasojë vdekje. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori