Vrasja e Dedës, Balla: Nuk ka vendim gjykate që e shpeton Ndreun e Saliut
Nuk ka vendim gjykate qe e shpeton Ndreun e Saliut, Llupon e Lulit dhe Saliun bashke me ta. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili shprehet se pas 23 qershorit drejtesia do të rilinde dhe do të godasë fortë.


"Hekuran Deda u vra nga Ndrea Prendi konfirmoi ekspertiza e amerikane e FBI. Nuk ka vendim gjykate qe e shpeton Ndreun e Saliut, Llupon e Lulit dhe Saliun bashke me ta. Vetem nje dite pas 23 Qershorit, me date 24 ne mengjes drejtesia do te rilinde dhe do te godase fort, shume fort. Do te godase Ndrean, Llupon, Lulin, Saliun. Do te japin llogari edhe te gjithe keta gjyqtare te papergjegjshem." shprehet Balla. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori