Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, i gjendet në banesë kokainë me vlerë rreth 200 mijë euro

Karabinierët e Seksionit Operativ të Kompanisë së Perugias kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i njohur nga policia si shpërndarës droge.

Pas lëvizjeve të dyshimta të të riut shqiptar, policia i ka shkuar në banesë gjatë natës dhe nga kontrolli i është gjetur 2 kg kokainë me vlerë rreth 200 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Atij i  janë gjetur edhe doza të paketuara, gati për shitje dhe materiale që përdorte për të ambalazhuar lëndën narkotike. Policia gjithashtu i ka sekuestruar rreth 10 mijë euro,  të përfituara nga aktiviteti kriminal./albeu.com