Dhe pse kanë kaluar 9 vite nga vrasja e bujshme në
Elbasan, së fundmi Policia dhe Prokuroria e këtij qyteti kanë mundur të identifikojnë një nga personat e dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit
Ilir Rexhepi.
Mihal alias Mirgen Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në
Elbasan, por në këtë fazë ku ndodhen hetimet ende nuk është lëshuar një mandat arresti ndaj tij.
Në periudhën kur është kryer vrasja, korçari Toshi ka vepruar si pjesë e një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.
Dyshohet se Mihal Toshi, aktualisht ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan një dënim me 16 vite burg për trafik droge, shkruan oranews.
Zbulimi i tij si autori i vrasjes të ndodhur 9 vite më parë është kryer pas realizimit të analizave të ADN-s, mes një profile pështyme dhe gjaku, të gjendura në vendngajrje.
Nga analizimi i dy profileve gjenetike ka dalë rezultati se Mihal alias Mirgen Toshi, është një nga 3 personat që ka marrë pjesë në
vrasjen e biznesmenit
Ilir Rexhepi.
Mësohet se ADN-ja e Toshit është ekzaminuar dhe në dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në
Elbasan,si ajo e vrasjes së Ardian Ibrahimit, kunatit të Fadil Memës dhe vrasjes së Roland Rexhepit, por profilet në këto ngjarje kanë dalë negative.
Ndërkohë për ekzekutimin e
Ilir Rexhepit, prokuroria e Elbasanit pak kohë më parë, ka kërkuar të ekzaminohen profilet gjenetike edhe për shtetasin Olsi alias Jorgo Leku, i kapur në Athinë, si pjesë një e një grupi kriminal që ka marrë pjesë në
vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.
Deri në këtë fazë ende nuk ka një përgjigje konkrete nëse rezultatet e profileve gjenetike të Olsi Lekut të jenë të njëjta me ato që janë gjendur në
vrasjen e
Ilir Rexhepit.
Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në
Elbasan. Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi
vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”.
Eleminimi i dy vëllezërve është pjesë e serialit të vrasjeve mafioze të ndodhura gjatë këtyre viteve në qytetin e Elbasanit.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 18:48