Vrasja e Azemit, pyetjet që Izet Haxhia do t'i bëjë Berishës në gjyq pas rihapjes së dosjes
Gjykata ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për të rigjykuar nga fillimi vrasjen e Azem Hajdarit. Ashtu siç tha edhe avokati i Izet Haxhisë, një person që ka parë dhe dëgjuar shumë gjatë kohës kur shoqëronte Berishën, ata do të thërrasin edhe këtë të fundit në gjyq si dëshmitar.

Pritet që Berisha ndër të tjera si përgjigjet edhe disa pyetjeve që Izet Haxhia ja ka bërë atij publikisht përmes një intervista tek "Dita" disa kohë më parë.

Haxhia e pyet Berishën në lidhje me komunikimet e tij telefonike më datë 12 shtator, të cilat sipas ish-badigardit të tij kanë pikërisht lidhje me vrasjen e Azemit,

Ai do të deklaronte në këtë intervistë:

“Sot do t’i kthehem “vrasjes së shekullit” në dritën e të dhënave të reja, mbi trafikun e telefonatave të 12 shtatorit, me disa pyetje drejtuar protagonistëve të këtyre telefonatave. Duke parë trafikun e telefonatave të asaj dite dhe më pas, del e qartë se në këtë vrasje janë përfshirë persona të rëndesishëm të opozitës dhe të shërbimeve të SHIK-ut, del dhe përfshirja e shërbimeve sekrete të huaja që kanë qenë armike të Shqipërisë. Del i qartë bashkëpunimi i klaneve politike-mafioze që kanë sunduar Shqipërinë këto 25 vite nën drejtimin e agjenturave të huaja të boshtit Beograd -Paris -Athinë. Del se ata që e futën në lëvizjen studentore Hajdarin, për të devijuar, diskredituar e futur në dore këtë lëvizje, kur e panë që ai po u delte jashtë kontrollit e interesave të tyre, e bënë kurban.

Pyetjen e parë e kam për shefin e këtij klani, Berishën. Numri i tel. 0382023973 a është përdorur nga ti? Çfarë të kujton emri i Genc Dacit?

Çfarë lidhjesh keni pasur me këtë mësues frëngjishtje me origjinë nga Shkodra e deri në revoltat e ‘97, banues në Vlorë? Sa herë e keni takuar në zyrën tuaj tek PD? A ishte ky person që hynte e dilte në ambasadën franceze si në shtëpinë e tij, një ndërlidhes i joti me patronët e tu të shërbimeve sekrete të huaja? Përse tel. celular me nr 03820 23 973 të marrë në emin e tij, e përdornit ju doktor Berisha?

Më datën 12 shtator sa herë me anë të këtij numri keni komunikuar me M.Popoviç, një femër me origjinë nga Vraka e Shkodrës, në emër të së cilës ishte numri i telefonit celular që përdorte Azem Hajdari?

Pse pikërisht në emër të kësaj qytetareje me origjinë serbe e kishte marre nr. e telelefonit Azem Hajdari? Me çfarë posti u shpërblye kjo M. Popoviçi më vonë?

Pse pas telefonatës së fundit që ju bë nga juve rreth orës 18.45 të datës 12 shtator Hajdarit, numri që përdornit ju të marrë nën emrin e Genc Dacit, u mbyll për t’u hapur më datën 15 shtator?

Me cilin vend të huaj folët më datë 15 shtator me këtë nr tel.? Pse njeriu juaj i besuar Genc Daci, pası u rraf e kërcënua nga njerëzit e tu, u arratis në Francë?

Nga çfare trembet ky person? Përse si një legen e frikacak që je, kërkove largimin tim me çdo kusht duke m’u lutur e përgjëruar, nga PD pas 14 shtatorit?

Pse menjëherë pas largimit tim nga selia e PD më 18 shtator, po atë natë shpërtheve zyrën e pastaj kasafortën që gjendej aty në zyrën e Hajdarit?

Çfarë materialesh kompromentuese me të cilat të shantazhonte Hajdari ty, more me anë të nipit tënd? A ke ndërmend t’ja dorëzosh drejtësisë këto materiale; se për paratë e shumta që ndodheshin në atë kasafortë, as që bëhet fjalë, se duhet t’ja kesh dhënë çunit tënd të dashur Zenit, që ka gjithë jetën Pa Punë. Kaq kisha për sot doktor mortja".

Pjesë nga intervista e Haxhisë

-Izet, telefoni “i humbur” i Azem Hajdarit është përmendur prej teje që në denoncimet e para që ke bërë.Si është çështja e aspektit “telefonik” të vrasjes së Azem Hajdarit, çfarë ke mundur të zbulosh?

Në fakt, më duhet të saktësoj edhe disa gjëra. Se kujt i përkasin disa numra telefonash që janë të përfshirë në trafikun telefonik të 12 shtatorit 1998, dhe mozaiku i kësaj vrasjeje dhe kush është i përfshirë në të do të plotësohet.

-Si ke arritur të kapësh këtë anë të kësaj historie?

Shiko, kam 15 vjet që po hetoj për këtë trafik dhe besoj se është drejt zbardhjes. Do dalın shumë emra dhe poshtërsia e pafund, aleancat e klaneve antishqiptare që kanë sunduar e vazhdojnë të jenë në këtë vend.

-Ke përmendur disa emra në denoncimin tënd…

Po. Për sqarim, Genc Daci në realitet njihet dhe si Genc Hoti, me origjinë nga Shkodra. Por me mbiemrin Daci ai ka marrë numrin e celularit që përmenda. Ky ka qenë një person që e kam njofur nga afër, pası është kthyer nga Vlora ku jetonte e punonte në mars ’97, pasi aty ka qenë i rekrutuar edhe nga SHIK-u i Gazidedes. Ky person hynte shpesh në orët e vona të natës e bisedonte me Berishën, po ashtu edhe në ambasadën franceze. Në kohën e luftës në Kosovë ka ardhur me porosi të Berishës në Tropojë me një grup televiziv francez, TF2.

Mesa më kujtohet, ishte një tv i afërt me Zhak Shirakun, dhe më ka kërkuar të bëjë një reportazh me mua, ngaqë isha i aktivizuar në luftën e UÇK. Kam vënë kushtin që reportazhin e jap, por që të mos përmendet fakti që kam qenë shoqërues i Berishës. Nuk është pranuar ky kusht nga tv-ja, dhe nuk është bërë ai reportazh.

-Ti e lidh këtë person, Daci-Hotin, sa me Berishën dhe me ambasadën franceze të kohës. Pse?

Sepse ishte kontakti i Berishës me spiunazhin francez. Kjo është histori e vjetër që ju në gazetë e keni thënë disa herë me ato udhëtimet e Parisit si mjek i Bllokut. Padyshim dihet që DSG-ja franceze dhe UDB-ja serbe janë shërbime mjaft të afërta me njëra-tjetrën, bile mike.

-Atëherë pse e rrahën Dacin njerëzit e Berishës?

Po kishte filluar të fliste dhe rrahja është organizuar nga Agron Kuliçi me urdhër të Berishës. Vetëm lidhjet e tij e shpëtuan. Do ta kishin eliminuar Gencin por ngaqë ishte i lidhur me francezët, nuk e kanë bërë një gjë të tillë. I dhanë mesazhin. Dhe ai iku në Francë.

-Qartë. Kush është M.Popoviç dhe ç’lidhje kishte Azemi?

Majlinda Popoviç në emër të së cilës është marrë nr. që përdorte Azemi, 038 20 30 300, është nga Vrraka e Shkodrës. Që numrat celularë të mos figuronin si të Berishës apo Azemit, ata i merrnin në emrin e tyre njerëz të besuar. Më vonë, Popoviç në vitin 2000 është vënë në postin e drejtoreshës së Telekomit në Shkodër.

-Celulari i Azemit ishte zhdukur pas vrasjes. Të dhënat e telefonit të tij mund të merreshin te kompania, asokohe AMC. Ka gjasa që edhe tabulatet e kompanisë të jenë fshirë?

Për të fshehur trafikun kompromentues ndaj Berishës dhe të tjerëve, përfshirë telefonatat e tij me Hajdarin atë ditë, nga ana e SHIK-ut që ka qenë në dijeni të plotë e përgjim të këtij trafiku është zhdukur edhe celulari i Hajdarit. Arsyeja tjetër e zhdukjes së celularit të Hajdarit ka qenë edhe në funksion të alibisë që thurrën prokurorët e Berishes e Klosit për të më dënuar mua, duke më akuzuar se isha unë ai që i kisha bërë telefonatën Hajdarit.

-Ti s’flisje në celular me Hajdarin?

Unë, me përjashtim të tre muajve prill, maj e qershor 1997, nuk kam përdorur kurrë e as nuk kam pasur në posedim një telefon apo nr celulari. Këto tre muaj kam përdorur telefonin celular të vëllait të Fatmir Ramës apo Mirit të Xhikes, Besnik Rama. Ky në këtë periudhë iku në Turqi, këtë telefon ja kam dhënë më datën 6 korrik 1997 kur kam mbërritur në Turqi …

-Pra s’bëhet fjalë të gjenden sot këto regjistrime bisedash…

Nuk ma merr mendja të ekzistojnë këto regjistrime në AMC. Sepse ai që është kujdesur të fshehë e zhdukë telefonin e Hajdarit, me siguri që është marrë edhe me fshirjen e këtyre tabulateve. Por mund të ketë ndodhur edhe kjo, që njerëz të caktuar mund të kenë marrë një kopje të këtyre tabulateve para se të fshiheshin.

-Dhe këta njerëz po të ndihmojnë?

….Jo, jo….

–Çfarë kishte Azemi në kasafortë, nëse di gjë? The se e bastisën, me materiale dhe me shuma të mëdha parash…

Politika shqiptare 25 vjeçare ka qenë një luftë mes klanesh që drejtoheshin nga shërbimet sekrete të huaja, kuptohet jo proshqiptare.

Dhe këto shërbime u jepnin njerëzve të tyre në këto klane materiale kompromentuese për kundërshtarët, pra ishte edhe një luftë agjenturash të huaja për të dominuar njerëzit e tyre.

Azemi si një bashkëpunëtor i këtyre agjenturave, kishte arritur nëpërmjet tyre të siguronte gjëra kompromentuese për veprimtarinë agjenturore të Berishës.

Dhe është fakt se edhe sot e kësaj dite, megjithëse dinë shumë për njeri-tjetrin, shërbëtorët e këtyre agjenturave nuk ja nxjerrin njeri tjetrit ato gjëra kompromentuese që dinë.

Vetëm rrinë duke e shantazhuar njeri-tjetrin. Kupton ti? Mos më prek se nuk të prek.

A ka këto 25 vjet ndonjë të dënuar nga eksponentët e lartë të politikës në Shqipëri? Përse? Këto janë arsyet, ata i tremben njëri-tjetrit, ruajnë njëri-tjetrin dhe mbulojnë pisllëqet reciproke.

-Po mirë, ti beson se do zbardhë diçka “plotësimi i mozaikut” të komunikimit celular që ti po përpiqesh të plotësosh?

Pası të saktësoj se kujt i përkasin edhe disa numra telefoni që janë të përzier në këtë trafik bisedash, do të dalë panorama e plotë dhe dinamika e telefonatave dhe personave të përzier. Do ketë shumë personazhe e surpriza, durim.

-E kuptoj ftesën për durim, ndaj një pyetje e fundit: Në datën 15 shtator 1998, pasi e rindezi celularin me numrin që thua ti, të Genc Hotit-Dacit, me kë foli Berisha?

Ka komunikuar në pasditen e 15 shtatorit me numrin e telefonit: 00 333 88 175 772, që është numër francez dhe i përket një punonjësi të shërbimit sekret francez DSG.
Shtuar më 18/03/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori