Vrasja e avokatit në Elbasan, merren në pyetja Çapjat
Elbasani u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në mes të qytetit.

Avokati është qëlluar pas koke me disa plumba nga një pistoletë me silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Gurra ishte tepër i njohur në Elbasan por jo vetëm pasi ai ishte avokati i familjes Çapja dhe Emiljano Shullazit.

Sipas dëshmive një person i maskuar është afruar pranë tij duke e qëlluar dhe më pas me anë të një mjeti tip Benz është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Ndërkohë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të fisit Çapja, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen.

Dyshohet se vrasja e avokatit është kryer për shkak të detyrës ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

Sakaq, avokatët në qytetin e Elbasanit vendosën të bojkotojnë për 3 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre./albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori