Vrasja e Artan Cukut, dëshmia që fundos Shallarin
Mirkel Shallari është arrestuar si autori i vrasjes së komisar Artan Cuku.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Shallarin për akuzën e “vrasjes për gjakëmarrje” të Artan Cuku, duke u nisur nga detaj pasi autori ka qëndruar në një burg në Zvicër, burg në të cilin është konfirmuar se ka qëndruar një periudhë kohe edhe shtetasi Bujar Daka, vëllai i Agim Dakës që në 2005 u vetëvra në zyrën e policisë së Artan Çukut

Edhe pse kjo njohje në burg mes tyre, është mohuar, gjatë marrjes në pyetje te Bujar Dakes dhe te arrestuarit Mikel Shallari, Prokuroria dhe Policia besojnë dhe dyshojnë se pikërisht nga kjo njohje mund të jetë urdhëruar ekzekutimi i Çukut.

Pavarësisht kësaj, momentalisht prova kryesore e grupit të hetimit është analiza e ADN-së që përkon me atë të Mikel Shallarit dhe disa rroba sportive të gjetura në kazanët e plehrave. Pikërisht në koshat e mbeturinave, Policia gjeti një qese me rroba të cilat pas ekspertizës dhe analizës së ADN-së rezultuan se ishin të Mikel Shallarit, shkruan Shqiptarja.com.

Dyshohet se menjëherë pasi qëlloi 5 herë ndaj Artan Çukut, Mikel Shallari iku në këmbë në lagjet pranë rrugës së Kosovarëve. Pikërisht para se të dilte në Sheshin “Wilson”, 24-vjeçari ka hequr një bluzë blu që mbante veshur e dorashkat dhe i ka futur në një qese, të cilën e ka hedhur tek koshat e mbeturinave.
Pikërisht tek bluza me ngjyrë blu, u gjetën fije floku të cilat pasi u krahasuan në kushte laboratorike dhe shkencore, u gjet ADN-ja e Mikel Shallarit.

Ndërkohë i riu pasi hodhi rrobat në koshin e mbeturinave besohet se, u largua në këmbë drejt "Qytetit Studenti" ku jetonte në një banesë private me qira. Shallari pas arrestimit nga policia është marrë gjatë në pyetje por në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

Ai ka pohuar se nuk ka gisht në këtë ngjarje dhe se nuk ka njohje me Artan Çukun, por edhe me shtetasin Bujar Daka dhe vëllain e tij Flori Daka.

Ndërkohë burimet kanë sqaruar se tipare të njëjta me Shallarin ka dhënë dhe administratori i pallatit, ku u ekzekutua Artan Çuku.
Administratori i pallatit: Autori karakteristika të njëjta me Shallarin

Administratori është një nga njerëzit që ka parë prezencën e autorit të krimit, teksa ishte duke pritur Artan Çukun, në korridorin e katit të parë të pallatit.

Administratori në paraqitjen për njohje që ka bërë në polici me Shallarin, mësohet ti ketë konfirmuar policisë së Shtetit, se personi i ndaluar prej saj, kishte tipare të njëjta me atë që kishte parë në shkallët e pallatit vetëm pak minuta para se Artan Çuku të ekzekutohej me pesë plumba. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori