Vrasja e ambasadorit amerikan, Rama dënon sulmin në Libi
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Konsullatës AmerikaneBengazi ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan në këtë vend edhe tre zyrtarë të tjerë

Në një deklaratë për mediat Rama thekson se sulmi ndaj Konsullatës AmerikaneBengazi ka tronditur rëndë jo vetëm çdo amerikan, por edhe çdo mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky sulm ishte një barbari kundër qytetërimit demokratik, shpërthim i një vizioni obskurantist i cili si alternativë ndaj lirisë, drejtësisë e demokracisë ofron dhunën e verbër, urrejtjen e marrjen e jetëve të pafajshme. Në këto momente të dhimbshme dëshiroj t`Ju shpreh miqve e partnerëve tanë amerikanë, por edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet tona më të sinqerta” shprehet Kreu i PS-së.

Më tej Rama shpreh solidaritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori