Vrasja e Aleksandër Ndokës, flet banori: "Jam i tronditur, dëgjova krisma"

Pëlqej
Aleksandër Ndoka vëllai i ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, është ekzekutuar në mënyrë mafioze mbrëmjen e së premtes me 14 plumba, në makinën e tij, vrasje e konsideruar mafioze nga hetimet e deritanishme.

Aleksandër Ndoka, ishte anëtarë Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe së fundmi ishte zgjedhur kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Banorët e lagjes "Nënë Tereza", ku ndodhi krimi, tregojnë se kanë dëgjuar krisma, por nuk menduan se ishin armë zjarri.

"Unë e kam shtëpinë rreth 300 metra larg vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe jam fqinj me viktimën. Kam qenë rreth orës 22:30 dhe unë po shikoja televizor.

Edhe televizorin e kishim me zë të lartë. Dëgjova krisma disa herë, por s’e mendova se janë shkaktuar nga armë zjarri.

Dola në ballkon të shtëpisë dhe nuk pashë asnjë lëvizje dhe mendova se nuk ka ndodhur asgjë. Kur u zgjova në mëngjes, mora vesh që ishte vrarë Sandri, se kështu i kemi pas thirrur neve. Jam tronditur shumë nga ngjarja, pasi ai ishte një person me shumë reputacion në lagje.

Nuk ka pasur asnjë konflikt vetë si person", thotë njëri nga banorët. /albeu.com/



Shtuar më 11/12/2017, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori