“Sebepi i naftës”, Rama padit në Gjykatë Brisida Shehaj

Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Aktualisht Shehaj është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve.

“Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës”.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.

Në profilin e Shehaj nuk gjendet postimi i bërë nga nënëkryetarja e LSI-së për të cilin edhe është paditur. Vetë nënkryetarja e LSI-së në status në Instagram, shkruan se ende nuk është informuar për këtë padi dhe se prek dokumentin zyrtar./A2CNN.


Shtuar 4.05.2022 21:34