Vrasja e 25-vjeçarit në Durrës, arrestohet një prej autorëve
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 25-vjeçarit Albert Bushaj, 10 ditë më parë tek Gjiri i Lalzit është vënë në pranga nga policia e Durrësit.


Gjok Bushaj dyshohet të jetë një nga bashkëautorët e vrasjes së shënuar më datën 11 tetor të këtij viti ku si pasojë e një konflikti mes anëtarëve të një fisi gjeti vdekjen 25-vjeçari Albert Bushaj si dhe u plagosën tre familjarët e tij. Konflikti ka nisur për shkak se stivat e drurëve të pishave të cilat ishin prerë më parë nga firma që po hapte një rrugë dytësore në zonë, u përvetësuan nga familjet e konfliktuara. Stiva e druve është pretenduar nga të dyja palët mes të cilave fillimisht ka nisur një debat i cili ka pasuar me përdorimin e armëve. Pjesëtarët e familjes Bushaj kanë rrëmbyer armët duke qëlluar në drejtim të katër pjesëtarëve të familjes tjetër të fisit. Për pasoje mbeti i vrarë 25-vjeçari, Albert Bushaj, ndërsa u plagosen dy vellëzerit e tij 18 dhe 21 vjeç si dhe nëna e tyre 52 vjeçe.
Shtuar më 21/10/2013, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori