Vrasja, biznesmeni Kotorri u kërcënua para atentatit
Dy javë para se të vritej me katër plumba në hyrje të pallatit të tij në Tiranë, biznesmeni i ndërtimit Hikmet Kotorri kishte marrë kërcënime të vazhdueshme.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit sipas gazetës Panorama, miqtë e ngushtë të biznesmenit 44-vjeçar janë shprehur se dy javë para se të vritej ai ka qenë mjaft i shqetësuar, por nuk u ka treguar atyre asgjë konkrete.


“Kur uleshim me të për të biseduar, na bënte përshtypje se si kishte ndryshuar ashtu. Ishte shumë e dukshme se atë e shqetësonte diçka. E kemi pyetur disa herë dhe na thoshte që kishte disa probleme. Në një moment na tha edhe që e kishin kërcënuar”, kanë treguar në Policinë e Tiranës miqtë e biznesmenit.
Shtuar më 17/05/2013, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori