Gjykata e të Drejtave të Njeriut me bazë në
Strasburg do të marrë të martën në shqyrtim paditë e paraqitura nga ana e dy qytetarëve shqiptarë, Ismet
Haxhia dhe Jaho Salihi (
Mulosmani), të cilët pretendojnë se institucionet e shtetit shqiptar u kanë shkelur të drejtat e tyre njerëzore.
Gjykata njoftoi se për dosjet
Haxhia kundër Shqipërisë dhe
Mulosmani kundër Shqipërisë, përkatësisht me numra aplikimi pranë kësaj Gjykate 29861/03 dhe 29864/03, të paraqitura shumë vjet më parë, ka ardhur momenti i shqyrtimit, shkruan shqiptarja.com.
Salihi dhe
Haxhia kanë kohë që kërkojnë lirim nga burgu ose rigjykim nga
Strasburg. dosjet që do të shqyrtohen bashkarisht pasi rastet janë gati të njejta kanë të bëjnë me dy oficerë të rangut të lartë të forcave të policisë
shqiptare, të cilët janë akuzuar dhe më pas janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykatat
shqiptare të të gjitha shkallëve për
vrasjen e Azem Hajdarit, anëtar i Parlamentit të vendit nga rradhët e Partisë Demokratike në vitin 1998. Në atë kohë, kjo parti ndodhej në opozitë. Ata janë gjithashtu deklaruar fajtorë për
vrasjen edhe të bodigardit të deputetit.
Shtuar më 05/10/2013,
ora 11:20