Vrasësi u la i lirë pas ekzekutimit të burrit dhe tre djemve, e moshuara i shkruan letër Prokurorit të Përgjithshëm
Gentian Doda është dënuar për vrasjen e dy personave 20 vite më parë, por dyshohet se një vendim i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri e ka nxjerrë atë prej burgut pak muaj më parë.
Në lidhje me këtë, është nëna e viktimave të tij nga Burreli që i shkruan Prokurorit të Përgjithshëm duke i thënë se i kanë vrarë bashkëshortin dhe tre djem dhe ajo është e bindur se urdhri është dhënë pikërisht nga banda e drejtuar prej
Gentian Dodës, i cili u ekstradua nga SHBA-të në vitin 2012.
"Unë Xhevrije
Dedja banuese në Mat jam bashkëshortja e të ndjerit Fehmi
Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë Gëzim, Halit dhe Gazmir
Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan
Doda si dhe bashkëpunëtorët e të rekrutruar prej tyre"., -shkruan e
moshuara.
Më tej e
moshuara thotë se është vënë në dijeni se në gjykatën e Matit është duke u rigjykuar i akuzuari për vrasjen e djalit të saj, i pandehuri
Gentian Doda.
Ajo thotë se vëllezërit
Doda akuzohen edhe për krime të kryera në Britani ku dhe i vëllai i tij po vuan dënimin për krime të ndryshme që kanë kryer në këtë shtet.
Shtuar më 10/11/2017,
ora 14:55