Vrasësi shqiptar në Britani zhduket, ja çfarë thonë fqinjët e tij
Policia e Britanisë së Madhe ka shpallur në kërkim një shqiptar i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.

Shqiptari Ali Qazimaj kishte vrarë prindërit e shokut të tij, Peter Stuart dhe gruan e tij të zhdukur Silvias 70 vjeçe.

Pas vrasjeve, shqiptari u largua dhe tanimë është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Fqinjët, kur u pyetën rreth Qazimajt kanë treguar se ai kishte kohë që mburrej se mund të vriste njerëz.

"Ai ishte i tmerrshëm. Kishte kohë që thoshte se mund të zhdukte apo të vriste njerëz. Njëherë më tha se ato djemtë që po luanin do ti zhdukte me forcë. Më tha se do ti mbyste në një fuçi me ujë", ka treguar për hetuesit një fqinj.

Një tjetër fqinje ka thënë se shqiptari ishte një "mendje e çuditshme" dhe "e frikshme".

Ajo tha se Qazimaj kishte qenë mjaft i shqetësuar përpara se të zhdukej.

Kurse një tjetër fqinj i tha policisë se hera e fundit që kishte folur me Qazimajn ky kishte qenë normal.

"Hera e fundit që fola ka qenë e shtuna në mëngjes. Ishte normal. Nuk shprehte shqetësim", tha fqinji. /Albeu.com/

Shtuar më 07/06/2016, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori