Vrasësi shqiptar në aksion, kamerat filmojnë skenën e krimit (VIDEO)
Pëlqej
Mediat italiane kanë publikuar videon e kryerjes së një vrasjeje nga shtetasi shqiptar Kastriot Zhupa në Bruzzano të Milanos. Sic e shihni edhe në video, Zhupa dhe dy persona të tjerë debatojnë fillimisht, më pas Zhupa bën një gjest me dorë, sikur do të thotë “do të kthehem”.

Ai zhuket nga skena për t’u rishfaqur më vonë me një armë në dorë, të cilën ia drejton 41-vjeçarit Arben Kthella, duke i marrë jetën. Burri bie në tokë pasi ka marrë tre plumba, ndërsa pranë tij duket kushëriri i tij, Mondi. Autori ka qëlluar edhe mbi Mondin, duke e plagosur në këmbë, por ai ka mundur të largohet dhe të fshihet në një lulishte. Gjithçka ndodh brenda 8 minutash.

Mësohet se Zhupa është ndaluar brenda tre orësh. Ai akuzohet për vrasje të trefishtë në fshatin e tij të lindjes.
Shtuar më 23/09/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori