Vrasësi shqiptar i çiftit britanik përgatit arratisjen në Shqipëri
Përmes një artikulli, gazeta britanike “The Mirror", ka shkruar rreth shtetasit shqiptar Ali Qazimaj, i cili dyshohet se ka vrarë një çift britanik pak ditë më parë. Teksa po kalon një javë që kur shqiptari gjendet në arrati, britanikja raporton se shqiptari që ka jetuar 20 vjet në Londër si kosovar duke vjedhur identitetin e një shtetasi tjetër ka qenë në Shqipëri në vitin 2013.

"The Mirror" ka zbuluar se shqiptari ka blerë një tokë në Rinas dhe dyshohet fort se do të vijë në Shqipëri me identitetin e tij real, që ende nuk është zbuluar. Po kështu, është zbuluar një numër celular në një letër të Qazimajt, që i përket një kompanie telefonike që operon në vendin tonë.

Aty në letër ka detaje edhe për tokën e blerë në Rinas. I dërguari i ‘The Mirror’ në Tiranë konfirmon se kjo letër me numrin e celularit dhe të dhënat e tjera i është dërguar Policisë Shqiptare nga Policia Britanike.

Një zyrtar i lartë i Policisë Shqiptare i tha ‘The Mirror’ se do të bëjnë çdo gjë për hetimin dhe do të ndihmojnë sa më shumë të munden Policinë Britanike.

Ali Qazimaj, i njohur ndryshe edhe si Marco Costa, mendohet që të ketë lidhje kriminale në vendin tonë, ndërkohë letra me shënime e gjetur në Angli dhe që iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare, deri tani është e vetmja shpresë për të zbuluar krimin nëse në të gjenden gjurmë të 42-vjeçarit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori