Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj në pritje të dënimit
Gjatë seancës së të enjtes, Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar gjykimin ndaj vrasësve me pagesë, në të ashtëqujturën “banda e tritolit” në Vlorë.

Në javën e parë të prillit pritet të lexohet pretenca e akuzës dhe vitet e burgimit për secilin nga 8 të pandehurit, mes tyre dhe biznesmenit Ilir Karcini.

Gjykimi ndaj 8 të pandehurve, të cilët kryenin vrasje me pagesë nëpermjet Julian Sinanajt, nisi tetorin e 2014-ës dhe nga ajo ditë i gjithë procesi u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ky grup kriminal akuzohet për një sërë veprash të rënda përfshi vrasjet, atentatet, trafikun e armëve dhe tritolit, ndërsa Prokuroria i akuzon dhe për tritolin ndaj ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, e atë ndaj banesës së ish-deputetit Ardian Kollozi, po në Vlorë. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2016, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori