Vrasësi i shumëkërkuar ekstradohet nga Athina në Tiranë
Një shqiptar është ekstraduar nga Athina drejt Tiranës.

Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë, isht një nga personat më të kërkuar.

Ai ishte dënuar për vrasje me 16 vjec burg.

Njoftimi

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.

Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori