Vrasësi i Muratajt s’iu bind Policisë, u hodh nga automjeti
Policia e Krujës është shprehur se në momentin e arrestimit, autori i dyshuar për vrasjen e Murataj, 22- vjeçari ishte nën shoqërinë e dy shokëve të tij, duke udhëtuar me automjet në rrugët e Krujës.

I riu nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u hedhur nga automjeti me të cilin lëviznin, por policia kishe organizuar aksion special, i cili rezultoi i suksesshëm.

Haka u shoqërua në ambientet e policisë së bashku me dy shokët e tij, të cilët pas verifikimeve u lanë sërish të lirë. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e policisë, Haka mësohet të mos u jetë përgjigjur pyetjeve të hetuesve, duke mohuar gjithçka për të cilën akuzohej. Megjithatë, policia ka prova dhe fakte të pakundërshtueshme se Haka është ekzekutori i Leonard Muratajt.

Ndërsa dyshohet që për krimin e kryer 22-vjeçari të jetë paguar nga persona të tjerë, të cilët kishin konflikte droge me biznesmenin durrsak Leonard Murataj, me precedentë të mëparshëm penalë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se Haka është autori kryesor i ekzekutimit të biznesmenit durrsak në derën e lokalit të tij bar “Center”, i cili ndodhet në sheshin “Liria”, ndërsa mësohet se 22- vjeçari asokohe ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të kryer krimin. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori