Vranësira të lehta dhe kthjellime, si do të jetë moti sot
Vendi ynë mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore.

Parashikohet qe të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites duke bërë që moti të kthjellohet dhe vranësirat kalimtare të mbizotërojnë në vend.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshim në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 15 gradë celcius deri në 35 gradë celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.


Shtuar më 02/08/2019, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori