VIDEO/ Ulja e temperaturave, Korça “vishet” me petkun e bardhë

Temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe reshjet e dëborës në juglindje të vendit.

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje bore në kuotën +1250 m.

Në rrugën e Dardhës nga kilometri i 8-13 trashësia e reshjeve të borës ka arritur në 10 centimetra.

U punua me borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen e rrugës dhe ëqarkullimi i mjeteve bëhet pa problem.

Në akset e tjera nacionale dhe turistike nuk ka problem në rrugë./Albeu.com/


Shtuar 10.01.2023 10:11

Tags: ,