Vranësira por ngrohtë, si do luhaten temperaturat sot
Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, duke bërë që vranësirat e dendura dhe kthjellime të pakta të dominojnë gjatë gjithë ditës. Gjatë pasdites priten reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore.

Edhe nata do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi deri në 21°C mesdita. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Shtuar më 27/03/2019, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori