Vranësira dhe reshje shiu, cila zona do të dominohen nga këto kushte atmosferike
Vranësira të
shpeshta dhe
reshje shiu të karakterit lokal do të paraqiten
orët e para të ditës, ku me karakter shtrëngatash do të jenë në zonat juglindore dhe ekstremin verior.
Pasditja dhe
orët e mbrëmjes
dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të
shpeshta në veri dhe qëndër, por në rajonin jugor mbeten prezent vranësirat e dendura dhe
reshje lokale.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë
Shtuar më 06/04/2019,
ora 08:32