Për
ditën e
diel, na
pret e njëjta situatë meteorologjike si
ditën edjeshme. Moti do të jetë me
vranësira mesatare dhe të dendura.
Në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Gjatë orëve të pasdites reshjet e dobëta përfshijnë vijën bregdetare si dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.
Era do të vijojë relativisht intensive me drejtim juglindje – lindje dhe shpejtësi 15-25m/s. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë një rritje prej 1-4 grad krahasuar me sot ndërsa ato të mesditës nuk do të kenë luhatje nga ato të ditës së sotme. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2019,
ora 08:30