Vranësira dhe kthjellime, si do të mbajë moti sot
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Parashikohet që edhe nata të vijojë në të njëjta kushtet amosferike.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.


Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që paraditja të mbetet me kthjellime por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Maqedonia e Veriut

EDHE nesër mbetetmi në ndikimin e kthjellimeve deri në pasdite kur vrnësirat shfaqen fillimish në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë MV gjatë mbrëmjes.

Shtuar më 28/11/2020, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori