Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës 44 vite
burg në
total për dy persona të cilët gjatë vitit 2010 kanë vrarë për gjakmarrje
Mirash Prekën. Sipas prokurorisë viktima
Mirash Preka ka vrarë në Greqi me thikë një person nga Puka, i cili është vëllai i të akuzuarit
Alfred Gjergji.
Organi i akuzës këroi 23 dhe 21 vjet
burg secilin:
Alfred Gjergjin dhe Besnik Vilën. Prokurori deklaroi se dy të pandehurit kanë folur në telefon edhe një ditë para krimit. Ndërkohe që seanca e ardhshme është lënë për t’u dëgjuar konkluzionet e avokatëve mbrojtës së të pandehurve. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012,
ora 10:08