Vranë një vit më parë, kapen dy vëllezërit lezhjanë
Policia ka vënë në pranga 2 persona të cilët akuzohen se kanë vrarë një vit më parë shtetasin Genc Mëhillaj në fshatin Mali i JushitShkodër.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "One Year ".

Si rezultat i tij, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim:

Lin Mujeci, 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë

Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë

Këta 2 vëllezër, dyshohen si autor të vrasjes së Genc Mëhillaj ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i JushitShkodër .

Për këta persona Prokuroria e Shkodrës ka lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale "vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Për kryerje të veprimeve të mëtejshme procedurale këta persona iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. /albeu.cm/



Shtuar më 06/10/2017, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori