Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Vranë Indritin, familja Kusi ishte prej vitesh nën hetim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në kryeqytet, kur dy fëmijët e pronarit Bujar Kusi, kanë vrarë punonjësin e kondicionerit, sepse ky i fundit pikonte.

Që prej 2017, burime zyrtare bëjnë me dije se familja Kusi është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për "Pastrim Parash".

Një grup i madh personash nga ky fis vijojnë të jenë në hetim, duke qenë se akuzohet për një "grup të strukturuar kriminal", për disa ngjarje të ndodhur në kryeqytet.

Ndërkohë, ka mjaftuar kjo ngjarje, për të mësuar se kjo ndërtesë, ku do të bëhej një lokal në pronësi të Bujar Kusit, një pjesë e saj ishte pa leje.

Një grup me punonjës të IKMT-së kanë mbërritur në godinë, për të bërë verifikimin e ndërtesës.

Lidhur me këtë ngjarje po hetohet një punonjës i Bashkisë sepse duhet të kishte pezulluar punimet, sepse ai kishte tejkaluar punimet, krahasuar me lejen që i kishte dhënë Bashkia. /report tv/
Shtuar më 23/08/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori