Projekti i Portit të Durrësit, nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë Rama dhe investitorit Alabbar

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëvjeshjen me investitorin Alabbar, pë ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, investitorit Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti.

“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin. Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur”, shkruan Rama.

Pas firmosjes së marrëveshjes së zhvillimit, Alabbar tha se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, me teknologji shumë avangardë.

“Do të doja të falënderoja ekipin e shkëlqyer që ju keni dhe që gjatë viteve të shkuara kanë punuar shumë fort që ne të vijmë këtu. Të gjithë kemi punuar fort, duke besuar se kjo do të ndodhte por në të njëjtën kohë shikojmë reagimin e njerëzve për vizionin tuaj. Askush nuk e ka pasur vigjilencën lart ndaj meje sesa qeveria shqiptare.

Kam ardhur dhe jam ankuar sepse nuk isha mësuar me këtë. Por ja ku jemi tani dhe jemi shumë krenar për këtë arritje. Unë po mësoj. Ky është një rrugëtim i jashtëzakonshme. Përgëzime për mënyrën se si e keni përzemër vendin tuaj. Këta njerëz që punojnë me ne, në Shqipëri, po implementojnë një nga projektet më të mira në botë dhe më pas do të eksportojnë dije.

Në Durrës do të jetë një nga teknologjitë më të përparuara. E gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Imagjinoni se si do të shkojë puna për zgjidhjen për heqjen e mbetjeve, pra teknologji shumë e përparuar.

Njerëzit janë entuziastë për këtë projekt. Ju vazhdoni t’i bëni gjërat me shumë zemër shkelqësi. Rruga jonë para është shumë entuziaste”, tha ndër të tjera Alabbar.


Shtuar 30.01.2023 11:04