Vranë 22-vjeçarin me thikë në zemër, lihen në burg 4 të arrestuarit
Ka përfundur seanca gjyqësore ndaj 4 të akuzuarëve për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për të 4 të akuzuarit. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, ku pas sherrit për një karikues celulari kushërinjtë Eugen Bitraj dhe Dejvi Bitraj, fëmijë të dy vëllerzëve binjakë, dhe dy shokët e tyre, e kanë goditur me thikë në zemër 22-vjeçarin">22-vjeçarin.

Eugen Bitraj e ka pranuar autorësinë e vrasjes ndërkohë 4 të prangosurit janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin">22-vjeçarin.

Sipas hetimeve, viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.

Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë duke e lene te vdekur. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori