"Voto hapur ose fluturon nga puna!" Pjerin Ndreu thotë se kjo është normale

Kandidati i PS për Lezhën, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi ishte përfshirë në përgjimet e "Bild" duke kërcënuar një drejtor shkolle në Dibër që të votonte hapur ose të ikte nga puna.]

Ndreu mori në telefon Drini Gjeçin duke i thënë qe t'i kërkonte drejtorit të shkollës Reç që të votonte hapur ai dhe familja e tij, ndryshe do ta hiqnin nga puna.

Sipas Ndreut, drejtori ishte anëtar i PS dhe rrjedhimisht ata i kanë kërkuar që të votojë hapur si socialist.

Reagimi i Ndreut

Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion.

Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje.
Pergjimi eshte nje flliske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon !
"Voto hapur ose fluturon nga puna!" Pjerin Ndreu thotë se kjo është normale

Shtuar më 17/06/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori