Votimi për ministrat e rinj, Rama braktiset edhe nga Blushi dhe Hafizi
Në këto momente në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet seanca plenare në të cilën pritet të votohen dekretet e ministrave të rinj të emëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

Seanca e sotme plenare e drejtuar nga Valentina Leskaj, ka nisur me një sallë bosh.

Siç shihet, të pranishme janë vetëm ministret Lindita Nikolla, Mimi Kodheli dhe Eglantina Gjermeni, dhe në ndenjëse ka shumë pak deputete nga Partia Socialiste.

Bie në sy mungesa e deputetëve Ben Blushi e Mimoza Hafizi, të cilët referuar rendit të ditës kishin parashikuar të mbanin fjalë në Kuvend.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta pasi ka zhvilluar një takim këtë mëngjes me dy sportistët kampione Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, i është drejtuar Akademisë së Arteve për një aktivitet, dhe mësohet se do të shkojë në Kuvend kur të votohet për shkarkimin e ministrave./albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori