Votimi në Kuvend, Patozi: Respektuam rregulloren
Astrit Patozi
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka cilesuar si spekulime dhe të pavërteta deklaratat e homologut të tij socialist Gramoz Ruçi në lidhje me votimin e kandidaturës së Cefës si anetar i KLD-së.

Sipas tij, kuvendi i qëndroi strikt rregullores dhe traditës 20 vjeçare. “E kam bërë këtë për dy arsye, sepse nuk kisha asnjë motiv për tu shqetësuar dhe kisha bindje për soliditetin e maxhorancës, dhe s`kam dashur të paragjykoj.Situata nisi të implikohej kur kryetarja e Kuvendit deklaroi të nisë votimi. Jam njohur me një pretendim jashtëtokësor, fleta s`duhet firmosur nga anëtarët por vetëm me vulë. Pak minuta më vonë të njëjtin shqetësim ma shprehi edhe Ruçi, përveç frikës nga firma, më shtoi edhe variantin firmosje të të gjitha fletëve në mënyrë paraprake. I kam thënë Ruçit, se s`po zgjedhim Papën e Romës dhe në këto rrethana s`mund të shpikim procedura. Në të njëjtën mënyrë ky parlament ka zgjedhur disa presidentë.”- tha Patozi. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori