Votimi ndodh, Kosova nuk ndahet
Albeu.com
Shumica e vendeve anëtare të BE-se duket se do abstenojnë gjatë hedhjes në votë të kërkesës së Serbisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila e ka përmbyllur procesin e zhbërjes së ish-Jugosllavisë, njoftojnë mediat serbe.Mosnjohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga të gjithë 27 shtetet anëtare të BE-së e ka ndikuar marrjen e një vendimi të tillë neutral ndaj procesit të nisur nga Ministria e Jashtme e Serbisë.
Votimi në seancën e 8 tetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës duket se ka shkaktuar “sulm paniku” tek pala serbe e cila pas abstenimit të pritur në votim nga shtetet e BE-së tashmë ka filluar të përmend edhe opsionin e ndarjes së Kosovës në pjesën serbe dhe atë shqiptare.

Ka qenë Boris Tadiq presidenti serb nga i cili edhe ka “ri-buruar” ideja e ndarjes së Kosovës frymëzuesi kryesor i së cilës ka qenë “pragmatisti serb” siç është njohur ndryshe Zoran Gjingjiq kryeministri i vrarë serb.

Tadiq pas deklarimeve të para e ka zbutur qëndrimin e tij mbiu ndarjen eventuale të Kosovës duke thënë se ai nuk e ka propozuar ndarjen por as që e ka përjashtuar atë.

"Ndarja po diskutohet në Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë një prej mundësive gjatë viteve", tha Tadiq në një konferencë për shtyp në orët e vona të së martës. Ai ndarjen e quajti opsion të fundit kur mundësitë e tjera kanë shteruar. Presidenti serb e shfrytëzoi rastin dhe përsëriti qëndrimin serb se kurrën e kurrës nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 01/10/2008, ora 19:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori