Votimi i tre ligjeve, Bregu: Rama antishqiptar
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka akuzuar sërish kreun e Partisë Socialiste se po mban peng statusin duke mos votuar tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Duke ju referuar votimit të tre marrëveshjeve në seancën e sotme, Bregu shtron pyetjen se përse opozita nuk voton 3 ligjet që i hapin rrugë statusit?


"Sot në Parlament opozita votoi 3 marrëveshje pa vendosur kushte për to. Për një vit ka votuar mbi 100 ligje e marrëveshje. Por nuk voton 3 ligjet që i hapin rrugë statusit. A ka njeri të më thotë pse voton mbi 100 ligje e sot 3 marrëveshje dhe vetëm 3 ligjet që mbajnë peng statusin nuk votohen? Cilët dënon z. Rama? Deputetët e tij me damkën e bllokuesve e antishqiptarëve? Apo sdo t'ja dijë as për misionin e tyre si parlamentarë?
E sigurtë është që s'do t'ja dijë për shqiptarët! Nuk voton vetëm këto 3 ligje, se është antishqiptar dhe fitorja e të gjithëve është humbja e tij!" shkruan Bregu në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori