Aksident në Greqi, plagosen rëndë 4 fëmijë

Një familje prej gjashtë, prindërit dhe katër fëmijë të mitur, janë përfshirë sot në një aksident të rëndë në Greqi.

Sipas mediave greke, ata ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre kur janë përplasur kokë më kokë me një tjetër makinë.

Si pasojë fëmijët janë plagosur, ndërsa është vënë në pranga shoferi i mjeitt tjetër, i cili ka rezultuar se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Aksidenti ka ndodhur në Alexandroupoli.


Shtuar 30.07.2023 18:22