Më në fund, Donaldi thyen heshtjen pas BBV dhe jep sqarimin e parë: BORA në qendër të vëmendjes

Pak minuta më parë, Donald Veshaj ka bërë reagimin e tij të parë për gjithë ndjekësit. Donaldi është i vetmi ish-banor i “Big Brother VIP” që nuk ka dhënë asnjë intervistë pas daljes nga shtëpia e famshme edhe pse më i komentuari.

Donaldi shprehet se po përpiqet të fitojë humbjen dhe se nga tani jeta e tij do të jetë larg kamerave.

Por ajo që mori vëmendjen në postimin e Donaldit ishte pikërisht bora, jo ajo që mendoni ju, por bora si fenomen natyror.

Donaldi në këtë reagim e vuri në qendër të vëmendjes, pasi ishte i vetmi emoji i përdorur prej tij./albeu.com/

Reagimi i plotë:

“Nuk kam folur që nga mbarrimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqiat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohet ta rifitoj që në momentin që dola, e këtu nuk po flas për ccmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora por dhe i dhashë maksimumin tim.

E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj ta kuptoni e ta respektoni që tanime kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që (emoji me borë) të shkrihet”, shkruan Donaldi.


Shtuar 11.04.2022 16:47