Rreshjet e
dëborës kanë zbardhur Dardhën dhe Voskopojën
më shumë nga cdo zonë tjetër në qytetin e Korcës.
Intesitet rreshjesh u regjistrua në zonat më të larta të rajonit juglindor,
sidomos në Dardhë. Në këtë fshat turistik, trashësia e
dëborës ka aritur sipas të dhënave në disa vende deri në 40
centimetra.
Kjo e ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve drejt Dardhës,
sidomos kur numri I vizitorëve është më I madh në fundjavë. Rreshje dëbore kanë rënë edhe në zonat e tjera malore të Qarkut të Korçës si në Voskopojë, Qafën e Qarrit, Kapshticë, por trashësia në këto zona arin reth 10
centimetra dëborë shkruan korcareport.
Këtyre zonave të larta malore I referohen më tepër të dhënat mbi sasinë e
rreshjeve për shkak edhe të qarkullimit më të madh të mjeteve e vështirësive që krijohen në to. Pavarsisht rënies disi të papritur të
rreshjeve të
dëborës nuk janë krijuar probleme në akset kryesore rrugore të rajonit të Korçës.
Shtuar më 18/11/2018,
ora 18:31